Një person (K-Shqiptar) është arrestuar si i dyshuari për vjedhje të portofolit në Prizren.
Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në tregun e kafshëve.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mbështetur në raporte të policisë, për shkak të vjedhjeve të kësaj natyre në tregun e kafshëve, kohë më parë janë arrestuar edhe persona të tjera, të cilët nuk ishin nga komuna e Prizrenit.