Shkolla e fshatit Gjinoc të Komunës së Suharekës, ka qenë cak i hajnave, ku me forcë kanë depërtuar në brendësi të shkollës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në këtë shkollë, janë vjedhur 40 gypa të metalit.
Për këtë vjedhje, Policia u njoftua nga mirëmbajtësi i shkollës, ku raportoi se disa persona kanë hyrë për të vjedhur në këtë shkollë. Ndërsa Policia e Kosovës rastin e djeshëm e ka cilësuar si vjedhje të rëndë.
“Ankuesi , mirëmbajtës I shkollës, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të shkollës dhe nga aty kanë vjedhur rreth 40 gypa metali”, njofton Policia e Kosovës.
Në lidhje me këtë rast nuk raportohet për persona të arrestuar.