Vidhen 12 krerë viça në Prizren, policia duke e hetuar rastin

07.08.2023 Ligji
Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri.
Nga rastet që i kemi dëgjuar në të kaluarën, hajnat pothuajse çdo herë janë të fokusuar të vjedhin gjësende me vlerë, e disa prej tyre janë edhe bagëtitë.
Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Shpenadi të Prizrenit dje rreth orës 08:10 minuta, raporton SuharekaOnline.
Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se dje një person ka raportuar në polici se persona të dyshuar të panjohur për të deri më tani, nga stalla e bagëtive i kanë vjedhur 12 krekë viça.
Policia poashtu, njofton se rasti në fjalë është duke u hetuar.
“Fsh. Shpenadi, Prizren, 06.08.2023 – 08:10. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se person-a të dyshuar të pa njohur, nga stalla e bagëtive i kanë vjedhur 12 krerë viça. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftimin e policisë.