Vetura godet një person në Prizren, viktima pëson lëndime të rënda trupore – dërgohet në QKUK

26.12.2022

Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, në shumicën e rasteve përfundojnë me aksident ku si pasojë rrezikohen dhe lëndohen edhe këmbësorët. Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Prizren rreth orës 18:45, raporton SuharekaOnline. Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se të dielën në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren një person me […]

Vetura godet një person në Prizren, viktima pëson lëndime të rënda trupore – dërgohet në QKUK Foto: Ilustrim

Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, në shumicën e rasteve përfundojnë me aksident ku si pasojë rrezikohen dhe lëndohen edhe këmbësorët.

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Prizren rreth orës 18:45, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se të dielën në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren një person me veturën e tij ka goditur një këmbësor.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.