Vetura godet një çiklist në Prizren, i lënduari dërgohet në spital

12.01.2023

Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, mosrespektimi i rregullave në trafik dhe kushtet atmosferike janë disa nga arsyet që shkaktohen aksidentet në trafik. Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 08:10 në Prizren, raporton SuharekaOnline. Policia e Kosovës ka njoftuar se një person deri sa ishte duke ngarë veturën e tij nga pakujdesia […]

Vetura godet një çiklist në Prizren, i lënduari dërgohet në spital Foto: Ilustrim

Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, mosrespektimi i rregullave në trafik dhe kushtet atmosferike janë disa nga arsyet që shkaktohen aksidentet në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 08:10 në Prizren, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person deri sa ishte duke ngarë veturën e tij nga pakujdesia ka goditur një çiklist.

Përveç dëmeve materiale lëndim trupor ka pësuar çiklisti dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 11.01.2023 – 08:10. I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke ngarë veturën e tij nga pakujdesia godet çiklistin mashkull kosovar, ku përveç dëmeve materiale lëndim trupore pëson çiklisti dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit” thuhet në raportin e policisë.