Vetëm të shtunën policia shqiptoi afër 1500 gjoba

08.08.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Të dielë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 110 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë aksident kanë përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 34 aksidente kanë përfunduar me persona të […]

Vetëm të shtunën policia shqiptoi afër 1500 gjoba Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të dielë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 110 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë aksident kanë përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 34 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 76 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1443 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore kanë arrestuar 21 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.