Vetëm të premtën, 649 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID
Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët e vendit të cilët nuk po i respektojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës dhe instituticionet shëndetësore. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës, ku sipas raportit të fundit bëhet e ditur se numri i gjobave në bazë […]
Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët e vendit të cilët nuk po i respektojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës dhe instituticionet shëndetësore.
Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës, ku sipas raportit të fundit bëhet e ditur se numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID është rritur, duke e krahasuar me ditët tjera të kësaj jave.
Të premtën Policia e Kosovës ka dënuar plotë 649 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi që nga muaji gusht ti vitit të kaluar e që për qëllim ka parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-10 dhe menaxhimin e situatës nga ky virus.
Ndryshe, gjatë ditës së premte në Kosovë janë konfirmuar 49 raste pozitive me COVID-19, dhe janë regjistruar dy viktima.