Vetëm për 24 orë 54 aksidente në rrugët e Kosovës, policia dënon afër 2 mijë shoferë

28.04.2022

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 54 aksidente. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 25 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale. Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar […]

Vetëm për 24 orë 54 aksidente në rrugët e Kosovës, policia dënon afër 2 mijë shoferë Foto: Ilustrim

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin tonë kanë ndodhur 54 aksidente.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 25 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 1 mijë e 996 gjoba.

Ndërkaq, brenda kësaj periudhe kohore, policia ka arrestuar 28 persona, ku 20 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.