Vetëm në shkurt, Policia në rajonin e Prizrenit konfiskoi 54 patentë shoferë e shqiptoi mbi 2700 tiketa në trafik

01.03.2022

Drejtoria rajonalë e policisë ne Prizren, njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Prizren, ka realizuar objektivat e saja te paraparë për muajin shkurt 2022, duke punuar me profesionalizëm në rregullimin dhe kontrollimin e komunikacionit ne parandalimin e aksidenteve, qoftë përmes planeve operative apo edhe përmes informatave që pranon nga qytetaret e vendit për kundërvajtës të […]

Vetëm në shkurt, Policia në rajonin e Prizrenit konfiskoi 54 patentë shoferë e shqiptoi mbi 2700 tiketa në trafik Foto: Ilustrim

Drejtoria rajonalë e policisë ne Prizren, njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Prizren, ka realizuar objektivat e saja te paraparë për muajin shkurt 2022, duke punuar me profesionalizëm në rregullimin dhe kontrollimin e komunikacionit ne parandalimin e aksidenteve, qoftë përmes planeve operative apo edhe përmes informatave që pranon nga qytetaret e vendit për kundërvajtës të ndryshëm në rrugët e vendit.

Kështu që veprimet ligjore për shkelje të ligjit të komunikacionit janë duke vazhduar intenzivisht në rajonin e Prizrenit dhe gjatë muajit shkurt 2022, NJRKRR në Prizren i ka gjobitur shkelësit e ligjit për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Gjithsej 2,744 tiketa në trafik, sipas planit operaiv “Siguria në komunikacionin Rrugor 2021-2022”, 49 tiketa për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes së automjetit, 20 tiketa për xhama të errëta, 64 tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID, 118 tiketa për mosrespektim të shenjave të trafiku, 23 tiketa për mosrespektimin e shenjave të ndriçimit (semaforëve), 54 patentë shoferë të konfiskuara dhe 10 vazhdime të masës mbrojtëse për vozitësit të cilët nuk e kanë respektuar masën mbrojtëse.

Me këtë rast, Policia apelon te qytetarët e vendit që të kenë kujdesin maksimal gjatë qarkullimit në rrugë, duke kërkuar nga ta që të respektojnë ligjin, rregullat dhe shenjat e komunikacionit ne rrugë me qellim te krijimit te një ambienti të sigurt për të gjithë.