Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik dhe personave të arrestuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së dielë kanë nodhur 43 aksidente trafiku, prej tyre 7 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, polica gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe 1,685 tiketa trafiku për të gjithë ata që nuk i klanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 ore ka arrestuar edhe 43 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 34 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 7 të tjerë në vuajtje të dënimit.