Vetëm në 24 orët e fundit, në Kosovë ndodhën 50 aksidente në trafik – policia shqipton mbi 1,800 gjoba

28.09.2022

Vetëm në 24 orët e fundit në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 50 aksidente trafiku. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 15 prej tyre me persona të lënduar kurse 35 tjerë vetëm me dëme materiale. Në 24 orët e fundit, Policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 853 tiketa trafiku për shoferët […]

Vetëm në 24 orët e fundit, në Kosovë ndodhën 50 aksidente në trafik – policia shqipton mbi 1,800 gjoba Foto: Ilustrim

Vetëm në 24 orët e fundit në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 50 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 15 prej tyre me persona të lënduar kurse 35 tjerë vetëm me dëme materiale.

Në 24 orët e fundit, Policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 853 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit PK-ja ka arrestuar 26 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe pesë të tjerë në vuajtje të dënimit.