Vetëm në 24 orët e fundit, në Kosovë ndodhën 47 aksidente, policia dënon afër 2 mijë shoferë

23.06.2022

Policia e Kosovës bën të ditur se 17 nga aksidentet ishin me persona të lënduar, kurse në 30 aksidentet tjera raportohet vetëm për dëme materiale. Gjithashtu polica gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe 1 mijë e 994 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit. Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, […]

Vetëm në 24 orët e fundit, në Kosovë ndodhën 47 aksidente, policia dënon afër 2 mijë shoferë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bën të ditur se 17 nga aksidentet ishin me persona të lënduar, kurse në 30 aksidentet tjera raportohet vetëm për dëme materiale.

Gjithashtu polica gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe 1 mijë e 994 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia në 24-orët e fundit ka arrestuar edhe 23 persona, 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje, dy persona në dalim policor dhe tre të tjerë në vuajtje të dënimit.