Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur dhe katër të lënduar

19.08.2022

Të premtën rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë ka humbur jetën një person si dhe katër të tjera janë lënduar. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë një veturë(vetaksident) […]

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur dhe katër të lënduar Foto: Ilustrim

Të premtën rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë ka humbur jetën një person si dhe katër të tjera janë lënduar.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë një veturë(vetaksident) dhe si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vendngjarje”.