Vdes 41-vjeçari në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se përdori stimulues për marrëdhënie seksuale

11.01.2023

Një 41-vjeçar ka vdekur mëngjesin e sotëm në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Viktima po qëndronte i shtrirë dhe siç thuhet dyshohet se kishte përdorur stimulues për marrëdhënie seksuale. Lajmin për vdekjen e viktimës e ka konfirmuar për Express Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë rajonale të Prizrenit. “Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga Spitali […]

Vdes 41-vjeçari në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se përdori stimulues për marrëdhënie seksuale Foto: Ilustrim

Një 41-vjeçar ka vdekur mëngjesin e sotëm në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Viktima po qëndronte i shtrirë dhe siç thuhet dyshohet se kishte përdorur stimulues për marrëdhënie seksuale.

Lajmin për vdekjen e viktimës e ka konfirmuar për Express Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë rajonale të Prizrenit.

“Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit që një pacient i cili ka qenë i shtrirë mashkull 41 vjeç ka ndërruar jetë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë marrë raportin e mjekut, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”.

Viktima dyshohet se ishte shtrirë në spital për shkak të përdorimit të stimuluesve./GazetaExpress/