Pavarësisht kushteve atmosferike, QKMF-ja transporton personat në dializë
- 09.01.2019

Shërbimi i transportit të pacientëve dializant në kuadër të QKMF- Suharekë po kryen një punë të mrekullueshme në këto kushte të vështira atmosferike.
Mbi 27 pacient nga Komuna e Suharekës duke përshirë edhe fshatrat e thella malore transportohen në grupe, çdo ditë, për të kryer dializën në Repartin e Dializës në Prizren.
Automjetet janë në gjendje të mirë teknike dhe vozitësit janë profesional dhe me përvojë.