Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare, me të cilën është në proces të shkurorëzimit.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18:35 në Suharekë.

Tutje Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare, me të cilën është në proces të shkurorëzimit . Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.