U rrah nga burri, një grua në Prizren kërkon ndihmë mjekësore – policia arreston të dyshuarin
- 10.12.2022

Dhuna në familje është njëra nga problemet dhe sfidat më të mëdha për institucionet e Kosovës.
Një rast i dhunës në familje është raportuar të premtën në Policinë e Kosovës në Prizren.
Një grua ka kërkuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, shtetas i Amerikës.
Sipas njoftimit të Policisë lidhur me rastin është bërë e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Prizren 09.12.2022 – 02:00. Ankuesja femër kosovare ka kërkuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Amerikës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.