U prezantua rrejshëm si polic dhe i mori tre personave nga 2000€, arrestohet prizrenasi

15.10.2022

Një rast i prezantimit të rremë është raportuar në stacionin policor në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, kishte vënë në lajthitje tri viktimat meshkuj kosovarë duke u marrë atyre nga 2000 Euro. […]

U prezantua rrejshëm si polic dhe i mori tre personave nga 2000€, arrestohet prizrenasi Foto: Ilustrim

Një rast i prezantimit të rremë është raportuar në stacionin policor në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, kishte vënë në lajthitje tri viktimat meshkuj kosovarë duke u marrë atyre nga 2000 Euro.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 24 shtator të këtij viti në rrugën “Ibrahim Thaçi” në Prizren.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

PREZANTIM I RREMË / Rr. Ibrahim Thaçi, Prizren 24.09.2022. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, kishte vënë në lajthitje tri viktimat meshkuj kosovarë duke u marrë atyre nga 2000 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.