U kapen me marihuanë, arrestohen dy të dyshuar në Prizren

05.08.2023

Policia e Kosovës në Prizren të premtën ka arrestuar dy persona të dyshuar. Të premtën e 4 gushtit, Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar dy persona të dyshuar pasi që gjatë një kontrolli, të dyshuarve u janë gjetur dhe konfiskuar 9 qese me substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë dhe […]

U kapen me marihuanë, arrestohen dy të dyshuar në Prizren Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Prizren të premtën ka arrestuar dy persona të dyshuar.

Të premtën e 4 gushtit, Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar dy persona të dyshuar pasi që gjatë një kontrolli, të dyshuarve u janë gjetur dhe konfiskuar 9 qese me substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë dhe një thikë, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se pesha e substancës narkotike (marihuanës) ishte 7.28 gram.

Poashtu, policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur edhe 52 qese me lëndë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë në pesh prej 52.45 gram.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 23:02, në Rrugën “Enver Haradinaj” në Marash të Prizrenit, ndërsa pas intervistimit nga prokurori, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rr. Enver  Haradinaj –Marash, Prizren (NN) 04.08.2023-23:02. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që gjatë kontrollit të njëjtëve u janë gjetur dhe konfiskuar: 9 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 7.28 gram dhe një thikë ndërsa gjatë kontrollit  në shtëpinë njërit prej tyre janë gjetur: 52 qese me narkotike të llojit marihuanë në peshë 52.45 gram . Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.