Para pak minutash një trafo në Shirokë është kapluar nga zjarri me ç’rast një pjesë e lagjes ka mbetur pa rrymë.

Njëkohësisht janë lajmëruar edhe ekipet e zjarrëfikësve dhe KEDS-it.

Sipas informatave të deritanishme deri tek zjarri ka ardhur si pasojē e ngarkesës së tepërt së daljes së trafosë.