Thyhet një shtëpi në Samadraxhë, vjedhen para dhe ari

08.05.2021

Në orët e vona të mbrëmjes së premtës është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë në fshatin Samadaraxhë të Suharekës. Sipas viktimës është raportuar se rreth orës 22:24 persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij. Më tutje sipas rastit të raportuar nga viktima në stacionin policor në Suharekës, personat kanë vjedhur në […]

Thyhet një shtëpi në Samadraxhë, vjedhen para dhe ari Foto: Ilustrim

Në orët e vona të mbrëmjes së premtës është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë në fshatin Samadaraxhë të Suharekës.

Sipas viktimës është raportuar se rreth orës 22:24 persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij.

Më tutje sipas rastit të raportuar nga viktima në stacionin policor në Suharekës, personat kanë vjedhur në sasi të arit dhe para të gatshme.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti është duke u hetuar.