Theri me thikë disa herë fqinjin e tij, arrestohet 52-vjeçari në Prizren

  • 16.11.2022
Theri me thikë disa herë fqinjin e tij, arrestohet 52-vjeçari në Prizren

Një 52-vjeçar është arrestuar pasditen e djeshme në Prizren, pasi ka goditur disa herë me thikë fqinjin e tij.

Policia njofton se rasti ka ndodhur dy ditë më parë, pas një konflikti verbal mes viktimës dhe të dyshuarit.

Viktima B.V. 41 vjeçar në gjendje të rëndë është dërguar në Emergjencë në Prizren.


“Me datë 14.11.2022, rreth orës 19:30 pas një konflikti verbal në mes të dy fqinjëve  që kanë lidhje familjare gjithashtu një i dyshuar e godet  disa herë me thikë viktimën. Viktima B.V. 41 vjeç në gjendje  të rëndë dërgohet në emergjencë ne Prizren. Policia i është përgjigjet rastit dhe për veç  mbledhjes së provave dhe dëshmive në vendin e ngjarjes e kërkon edhe të dyshuarin, i cili ishte arratisë”.

“Me datë 15.11 2022 rreth orës 16:00 pas një punë të mirë hetimore-operative të hetuesve të Stacionit Policor Prizren dhe Njësisë Rajonale të hetimeve është arrit që të arrestohet i dyshuari A.V. 52 vjeç”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. I njëjti dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë