Tentoi të hyjë në Kosovë me 15 pako fishekë të fshehura në automjet, arrestohet i dyshuari

20.04.2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë ka arrestuar një person të dyshuar me inicialet M.B për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës (municionit)” Gjatë ditës së martë në orën 01:45 në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, policia ka arrestuar një person, pasi që gjatë kontrollimit nga zyrtarët policor […]

Tentoi të hyjë në Kosovë me 15 pako fishekë të fshehura në automjet, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë ka arrestuar një person të dyshuar me inicialet M.B për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës (municionit)”

Gjatë ditës së martë në orën 01:45 në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, policia ka arrestuar një person, pasi që gjatë kontrollimit nga zyrtarët policor dhe personeli doganorë, në ulësen e pasme të automjetit janë gjetur 15 pako me municionë (fishekë), raporton SuharekaOnline.

”Sot, më datë 20.04.2021 në orën 01:45, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, ka ardhur një automjet me targa kosovare nga Republika e Shqipërisë, për të hyrë në Republikën e Kosovës.

LEXO EDHE:  Kurti konfirmon se ka të arrestuar në veri

Automjeti të cilin e drejtonte i dyshuari (M. B.),  shtetas i Republikës së Kosovës, pas regjistrimit në sistem nga zyrtarët kufitarë, automjeti është selektuar për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë ushtrimit të kontrollit nga zyrtarët policorë dhe personeli doganorë, në ulësen e pasme të automjetit janë gjetur (15) pesëmbëdhjetë pako me municion (fishekë).

Personi i dyshuar sipas procedurave është shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit me vendimit të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa municioni është konfiskuar në cilësi të provave materiale.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive kriminale, përfshirë edhe krimin trans-kufitar” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Etiketat