Tentoi ta vjedhë një veturë, arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren

29.11.2022

Rastet e vjedhjeve në vendin tonë kohëve të fundit janë shpeshtuar, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës. Një rast i tillë është raportuar të hënën në Policinë e Prizrenit. Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se të hënën rreth orës 02:08 një i […]

Tentoi ta vjedhë një veturë, arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve në vendin tonë kohëve të fundit janë shpeshtuar, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

Një rast i tillë është raportuar të hënën në Policinë e Prizrenit.

Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se të hënën rreth orës 02:08 një i dyshuar është zënë në flagrancë duke vjedhur një veturë.

I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një kaçavide, një set çelësa si dhe një pajisje elektronike për deaktivizimin e alarmit dhe të GPS-it të automjeteve.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.