2.
Të mërkurën policia dënoi mbi 800 qytetar të cilët nuk respektuan ligjin anti-Covid
26.11.2020
Në mënyrë të parandalimit të përhapjës së virusit Korona, Qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi më 26 gusht të këtij viti (2020). Në bazë të këtij ligji Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka dënuar 806 qytetar […]
Në mënyrë të parandalimit të përhapjës së virusit Korona, Qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi më 26 gusht të këtij viti (2020).
Në bazë të këtij ligji Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka dënuar 806 qytetar për mosrespektimin e tij.
Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.
Neni 24 pika 5 të këtij Ligji, thotë se të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 806 |