Të hënën policia ka dënuar afër 500 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

02.03.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë, javën e fundit të muajit shkurt kishte qenë më i madh, duke e krahasuar me 10 ditët e para të po të njejtit muaj. Pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19, në vendin tonë bartja e maskës dhe mbajtja e distancës janë obligative, me qëllim që të parandalohet përhapja […]

Të hënën policia ka dënuar afër 500 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë, javën e fundit të muajit shkurt kishte qenë më i madh, duke e krahasuar me 10 ditët e para të po të njejtit muaj.

Pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19, në vendin tonë bartja e maskës dhe mbajtja e distancës janë obligative, me qëllim që të parandalohet përhapja e infeksionit me këtë virus.

Që nga muaji gusht i vitit 2020, Qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin anti-COVID, i cili ka për qëllim të menaxhimit të situatës me pandeminë dhe parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19.

Vetëm gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës ka dënuar 495 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID.

Ndryshe, gjatë ditës së hënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë identifikuar 467 raste të reja me COVID-19 dhe ka raportuar për 9 viktima nga ky virus.