Sylaj: Policia e Suharekës shqiptoi 259 tiketa trafiku për dy javë

05.07.2023

Në Komunën e Suharekës sot gjatë ditës së mërkurë është mbajtur takimi i sigurisë lokale. Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, njëherit kryesuese e këtij takimi, ka përmendur aktivitetet të cilat janë zhvilluar në dy javët e fundit, raporton SuharekaOnline. Ndërsa sa i përketë sigurisë në Komunën e Suharekës në fjalën e tij, Komandanti […]

Sylaj: Policia e Suharekës shqiptoi 259 tiketa trafiku për dy javë Foto: Komandant i stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj

Në Komunën e Suharekës sot gjatë ditës së mërkurë është mbajtur takimi i sigurisë lokale.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, njëherit kryesuese e këtij takimi, ka përmendur aktivitetet të cilat janë zhvilluar në dy javët e fundit, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa sa i përketë sigurisë në Komunën e Suharekës në fjalën e tij, Komandanti i Stacionit Poicor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar për rastet të cilat janë raportuar në polici.

Poashtu, Sylaj ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore në Komunën e Suharekës janë regjistruar 3 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 259 tiketa trafiku për kundërvajtje.