Sulmoi fizikisht një familjar – i dyshuari dërgohet për trajtim në repartin e psikiatrisë pastaj arrestohet nga policia

15.12.2022

Stacioni Policor në Prizren është njëri prej stacioneve të policisë që pothuajse çdo ditë pranon raportime të rasteve “dhunë në familje”. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti i policisë dërguar mediave. Gjatë ditës së martë rreth orës 15:00, një femër ka raportuar në polici se një familjar i saj ka sulmuar […]

Sulmoi fizikisht një familjar – i dyshuari dërgohet për trajtim në repartin e psikiatrisë pastaj arrestohet nga policia Foto: Ilustrim

Stacioni Policor në Prizren është njëri prej stacioneve të policisë që pothuajse çdo ditë pranon raportime të rasteve “dhunë në familje”.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti i policisë dërguar mediave.

Gjatë ditës së martë rreth orës 15:00, një femër ka raportuar në polici se një familjar i saj ka sulmuar fizikisht një tjetër, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se fillimisht i dyshuari është trajtuar në repartin e psikiatrisë dhe pastaj është arrestuar.

Lidhur me rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ku me vendim të tij i dyshuari për sulmin fizik ndaj familjarit të tij është dërguar në mbajtje.