Suharekë, tenton ta godasë me çekan, arrestohet 57 vjeçari

13.04.2022

Më 12 prill, në orën 18:10 në objektin e një ndërmarrjeje në Suharekë, i dyshuari F.G., i datëlindjes 1964 m/sh/k, i shkoi në zyrë viktimës dhe ushtroi presion, shajre, ofendime e pastaj nga brezi nxorri një çekan dhe e goditi tavolinën e punës në zyrë duke e dëmtuar atë. Po ashtu i dyshuari e kishte […]

Suharekë, tenton ta godasë me çekan, arrestohet 57 vjeçari Foto: Ilustrim

Më 12 prill, në orën 18:10 në objektin e një ndërmarrjeje në Suharekë, i dyshuari F.G., i datëlindjes 1964 m/sh/k, i shkoi në zyrë viktimës dhe ushtroi presion, shajre, ofendime e pastaj nga brezi nxorri një çekan dhe e goditi tavolinën e punës në zyrë duke e dëmtuar atë.

Po ashtu i dyshuari e kishte shtyrë viktimën dhe kishte tentuar që ta godasë me çekan.

Policia në Suharkë ka arritur që ta lokalizojë të dyshuarin duke e shoqëruar në Stacionin Plicor në Suharekë dhe të njejtin e intervistoi në lidhje me rastin. I lartepërmenduri e ka pranuar veprën e kryer.

Në konsulltim me prokurorin, i dyshuari është ndalur për 48 orë, ndërsa rasti është nën hetime.