Policia e Kosovës bën të ditur se të shtunën rreth orës 17:30 në Suharekë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë.
Të njëjtit pas një mosmarrëveshje në një kafiteri, kanë sulmuar punëtorin e kafes viktimën mashkull K-Shqiptar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.