Policia e Kosovës njoftoi se një person është rrahur me mjete të forta në Suharekë.
Sipas hetimeve të Policisë, pas një mosmarrëveshje dhe disa zënkave ka ardhur deri tek momenti i rrahjes.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.