Të martën Policia e Kosovës në Suharekë është njoftuar për një rast dhunë në familje, ku dyshohet se një i person ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Në njoftimin e Policisë për media bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur ditën e martë rreth orës 15:40 në Suharekë.

Sipas njoftimit thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës – bashkëshortes së tij femër kosovare.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.