Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në mbrëmjen e së shtunës më 14 dhjetor 2019 rreth orës 21:55 në rrugën Hajdin Berisha është arrestuar një i dyshuar për organizimin e lojërave të fatit.

Njësia policore ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit.

Si prova materiale janë konfiskuar disa zhetona, letra bixhozi, një telefon mobil dhe 1790 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.