Suharekë: Ndodhë edhe kjo, mërgimtari vendosë të shpërngulet nga Kosova si pasojë e infrastrukturës së dobët

07.01.2019

Rruga “Luigj Nikolla” nuk gjendet më shumë se 250 metra nga qendra e qytetit, rrugë kjo të cilën e frekuentojnë çdo ditë banorët e mbi 20 shtëpive, të cilët vazhdimisht kanë bërë apele dhe kërkesa te Komuna për rregullimin e kësaj rruge. Ajo çka është më e habitshmja ishte reagimi i një mërgimtari të kësaj […]

Suharekë: Ndodhë edhe kjo, mërgimtari vendosë të shpërngulet nga Kosova si pasojë e infrastrukturës së dobët Foto: Ilustrim

Rruga “Luigj Nikolla” nuk gjendet më shumë se 250 metra nga qendra e qytetit, rrugë kjo të cilën e frekuentojnë çdo ditë banorët e mbi 20 shtëpive, të cilët vazhdimisht kanë bërë apele dhe kërkesa te Komuna për rregullimin e kësaj rruge.

Ajo çka është më e habitshmja ishte reagimi i një mërgimtari të kësaj “lagjeje”. Unë kam blerë tokën në këtë pjesë në vitin 2008 dhe kam ndërtuar 2 shtëpi në vlerë mbi 500 mijë euro, me mjete vetanake jemi organizuar dhe kemi rregulluar kanalizimin. Kam paguar me para të miat shtrimin e rrugës me zhavor. Unë kam ardhur në pushime me familje dhe si rezultat i infrastrukturës së dobët dhe neglizhencës së organeve kompetente kam vendos me i shit shtëpitë dhe të do largohem nga Kosova. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës, u shpreh i mllefosur qytetari, por jo vetëm rruga, probleme kanë edhe me energji elektrike e cila është shumë e dobët. Ne spo mundemi as me u nxehë, as me përdorë për pastrim as për kuzhinë, vazhdoi mërgimtari.

Më parë në mandatin e tij i kishte vizituar edhe ish-kryetari, Sali Asllanaj por nuk kishte ndërmarrë ndonjë hap konkret për zgjidhjen e problemit, thojnë qytetarët e kësaj “lagjeje”.

Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe kryetari aktual, Bali Muharremaj por ende pa asnjë rezultat pasi që sipas qytetarëve madje të njëjtën gjë për SuharekaOnline e konfirmoi edhe Bali Muharremaj.

“Ka problem me pronë me atë rrugë. Dy herë kem fillu me ndreq por nuk kanë lanë” ishte përgjigjia e kryetarit.

Sipas qytetarëve deklarata e kryetarit qëndron mirëpo tashmë edhe pronari që e kontestonte është pajtuar. E i pyetur dhe i informuar se tashmë nuk ekziston ndonjë kontest kryetari Muharremaj tha: Ne në këtë kohë nuk mundemi me ndreq rrugë, vetëm ka pranvera priten të mirren masa në këtë drejtim.