Suharekë, mungesa e të akuzuarit shtynë gjykimin për vjedhje të energjisë elektrike

25.05.2021

Për shkak të mungesës së të akuzuarit për vjedhje të shërbimeve komunale, F.K, është shtyrë seanca e paraparë për të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë. Gjykatësi Qemail Suka bëri të ditur se i akuzuari është ftuar në mënyrë të rregullt nga ana e gjykatës, por se i njëjti nuk i është […]

Suharekë, mungesa e të akuzuarit shtynë gjykimin për vjedhje të energjisë elektrike Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Për shkak të mungesës së të akuzuarit për vjedhje të shërbimeve komunale, F.K, është shtyrë seanca e paraparë për të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë.

Gjykatësi Qemail Suka bëri të ditur se i akuzuari është ftuar në mënyrë të rregullt nga ana e gjykatës, por se i njëjti nuk i është përgjigjur ftesës dhe mungesën nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këto rrethana, seanca e së martës u shty për 7 qershor 2021, në ora 9:00.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren më 23 gusht 2016, F.K akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e shërbimeve komunale” nga neni 320 i Kodit Penal të Kosovës.

Në aktin akuzues thuhet se prej datës së pavërtetuar e deri më 1 prill 2016, në shtëpinë e tij, i njëjti përfiton nga ndonjë shërbim që furnizohet përmes rrjetit përçues të rrymës apo rrjetit të shpërndarjes, pa autorizimin e furnizuesit të autorizuar. Këtë thuhet se e ka bërë në atë mënyrë që ka shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë direkte, pa njehsor elektrik, përmes kabllit, ashtu që energjia e shpenzuar nuk është regjistruar.

Në këtë mënyrë, në aktin akuzues thuhet se ndërmarrjes KEDS-Distriktit në Prizren i ka shkaktuar dëm material. /BetimipërDrejtësi/