Suharekë, këta janë tre të arrestuarit nga e njëjta familje që dyshohet se vodhën në një shtëpi

01.07.2022

SuharekaOnline ka mësuar se ankuesi mashkull kosovar në polici ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij duke dëmtuar derën dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe 400 euro para të gatshme. Rasti raportohet të ketë ndodhur më 23 qershor rreth orës 21:30 në rrugën “Maksut Kuqi” në Suharekë. Ndërkaq, […]

Suharekë, këta janë tre të arrestuarit nga e njëjta familje që dyshohet se vodhën në një shtëpi Foto: Ilustrim

SuharekaOnline ka mësuar se ankuesi mashkull kosovar në polici ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij duke dëmtuar derën dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe 400 euro para të gatshme.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 23 qershor rreth orës 21:30 në rrugën “Maksut Kuqi” në Suharekë.

Ndërkaq, pas një pune intensive nga Policia, kanë arritur që të arrestojnë tre hajnat që dyshohen se kryen këtë rast të vjedhjes së rëndë si dhe disa vjedhje të tjera gjatë muajve të kaluar.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se tre të arrestuarit lidhur me këtë rast janë Naim Bytyqi, Avdullah Bytyqi dhe Rilind Bytyqi.

Fillimisht Policia ka zbuluar dy të dyshuarit e parë, të cilët u identifikuan përmes kamerave të sigurisë dhe më pas u arrestuan e shoqëruan në stacion policor për intervistim. Në Polici, ata kanë pranuar se kanë kryer edhe disa raste të tjera të vjedhjeve, gjatë muajit prill.

Ndërkohë, pas mbledhjes së informacioneve të reja, Policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e tretë lidhur me këtë rast, i cili po ashtu ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë dhe më pas është dërguar në mbajtje.