Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në Rr. Parku i Dëshmorëve, Suharekë të martën më 24 dhjetor rreth orës 11:40 një qytetar ka raportuar për kanosje me armë.
Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pas një fjalosje ishte kanosur me armë nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar.
Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku në gjepin gjaketës së tij është gjetur një revole plastike e cila është konfiskuar. Rasti është duke u hetuar.