Rastet e hajnisë çdo ditë janë bërë pothuajse të zakonshme ku qytetarët janë viktima duke filluar me dëmet e thyerjeve të dhunshme deri tek vjedhja e gjësendeve me vlerë.
Një rast ku një qytetar i komunës sonë ka qenë viktimë e hajnave, këta të fundit përveç gjërave të çmueshme i vjedhin edhe pistoletën.
Qytetari ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë vjedhur para në vlerë të konsiderueshme stoli ari dhe një pistoletë, të cilën e posedonte me leje valide.