Suharekë, gjuajti me armë zjarri – Prokuroria e ndalon për 48 orë të dyshuarin

09.11.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 50 aktakuza kundër 63 personave, për vepra të ndryshme penale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 32 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 10 personave, të […]

Suharekë, gjuajti me armë zjarri – Prokuroria e ndalon për 48 orë të dyshuarin Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 50 aktakuza kundër 63 personave, për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 32 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 10 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, është bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve të ndryshme si: 2 vetura, 167 kompjuterë, 3 llaptop, 21 telefona mobil, DVR 2, HDD 2, USB memorje 2, si dhe dokumente të ndryshme.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 14 persona, si dhe ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve të ndryshme.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë persona të dyshaur, në dy raste të ndara.

Nga kjo prokurori janë ngritur 9 aktakuza kundër 17 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar, se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikoptrope apo analoge”.

Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” sipas KPRK-së.

Ky rast është njoftuar nga Policia e Kosovës ku kanë bërë të ditur se dje rreth orës 17:26 kanë arrestuar dy persona të dyshuar pasi që personat në fjalë fillimisht kishin një mosmarrveshje dhe ishin përleshur fizikisht dhe pas përleshjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë në ajër me pistoletë.

“Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për veprat penale si në vijim: Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”; Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”; Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunimi”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.