Suharekë, deponoi në bankë 100 euro false, policia nis hetimet

16.04.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar zyrtar në bankë ka raportuar se një klient i bankës ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 Euro e cila dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 10:10 në Suharekë. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura […]

Suharekë, deponoi në bankë 100 euro false, policia nis hetimet Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar zyrtar në bankë ka raportuar se një klient i bankës ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 Euro e cila dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 10:10 në Suharekë.

Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.

Nga Policia kanë bërë të ditur se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Suharekë 15.04.2022. Ankuesi mashkull  kosovar zyrtar në bankë ka raportuar se një klient i bankës ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 € e cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura  të mëtutjeshme hetimore.  Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, theksohet në raportin 24-orësh të PK-së.