Raste të pakënaqësive të qytetarëve me produktet ushqimore që gjenden në tregun tonë po thuajse çdo ditë po rriten.

Deri më tani kemi parë raste, ku shumë produkte ushqimore gjenden në treg si: me afat të skaduar, me përmbajtje të “substancave” të dyshimta, duke filluar prej pajisjeve të metalit e deri tek gjallesat si minjtë.

Disa qytetarë në kushte anonimiteti kanë dërguar pakënaqësitë e tyre me cilësinë e disa produkteve ushqimore që gjenden në qendrat tregtare në Suharekë, ndër to është edhe një rast ku në një paketim të sheqerit përveç produktit të sheqerit brenda paketimit ka edhe copëza të qeseve të pvc-ës.

Kërkojmë nga inspektoriati i komunës sonë që të jetë më aktiv në inspektimin e produkteve që shiten në tregun tonë.