Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 30 aksidente trafiku.
SuharekaOnline ka mbledhur statistikat për aksidentet e ndodhura në Komunën e Suharekës brenda këtyre 3 muajve (janar, shkurt dhe mars).
Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda periudhës tre mujore në Suharekë kanë ndodhur 37 aksidente trafiku.
Në muajin janar u regjistruan më së shumti aksidente, ku brenda këtij muaji ndodhën hiç më pak se 19 aksidente.
Ndërkaq, në muajin shkurt ndodhën 12 aksidente dhe në dy javët e para të marsit u regjistruan 6 aksidente trafiku.ta
| Muaji | Aksidente trafiku në Komunën e Suharekës |
| Janar 2022 | 19 |
| Shkurt 2022 | 12 |
| Dy javët e para të marsit 2022 | 6 |
| TOTAL | 37 |