Suharekë: Brenda 1 jave vidhet 1 veturë dhe konfiskohen 4 armë

24.01.2019

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, kryesuesja e takimit znj.Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka num=ruar të gjitha takimet dhe ngjarjet duke dhënë nga një rezyme të shkurtër për të gjitha ato që kanë ngjarë. Ndërsa për gjendjën e sigurisë në […]

Suharekë: Brenda 1 jave vidhet 1 veturë dhe konfiskohen 4 armë Foto: Ilustrim

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, kryesuesja e takimit znj.Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka num=ruar të gjitha takimet dhe ngjarjet duke dhënë nga një rezyme të shkurtër për të gjitha ato që kanë ngjarë.

Ndërsa për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, i cili pasi e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjën e sigurisë në Komunë, në vazhdim ka shtuar se kanë ndodhur dy raste.

Në Lagjën Fidanishte është vjedhur një veturë, me të cilën dyshohet se është vjedhur një lokal si dhe në një aheng në Sllapuzhan janë konfiskuar 4 armë.

Përfaqësuesi i OSBE-së, në këtë takim ka deklaruar se jemi duke punuar në pëgaditjen e Planit të Veprimit për aktivitetet që OSBE-ja do ti organizojë gjatë vitit 2019.