Suharekë: Arrestohet sepse rrahu vëllaun!

06.01.2019

Jeta familjare nuk është gjithmonë një idil, jetë paqësore. Bashkëjetesa me njerëz të tjerë sjell mundësi konflikti. Kohëve të fundit raportimet për “dhunën në familje” janë në rritje. Mbrëmë në Suharekë, është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar për arsye se e kishte sulmuar fizikisht vëllanë e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. “Viktima është […]

Suharekë: Arrestohet sepse rrahu vëllaun! Foto: Ilustrim

Jeta familjare nuk është gjithmonë një idil, jetë paqësore. Bashkëjetesa me njerëz të tjerë sjell mundësi konflikti. Kohëve të fundit raportimet për “dhunën në familje” janë në rritje.

Mbrëmë në Suharekë, është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar për arsye se e kishte sulmuar fizikisht vëllanë e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raportin 24 orësh.