Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur për një aksident trafiku me lëndime që ka ndodhur ditën e shtunë në Suharekë.
Sipas raportit thuhet se rreth orës 11:30 më datën 30 nëntor në Rr. Skënderbeu, Suharekë është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur dy viktima meshkuj K/Shqiptar-këmbësor duke u shkaktuar lëndime trupore.
Viktimat janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa rasti është duke u hetuar.