Suharekë, arrestohen dy persona të kërkuar – dërgohen në mbajtje në burgun e Dubravës

22.09.2022

Nuk janë të rralla rastet kur personi kryen një vepër penale dhe tenton të arratiset që mos të del para drejtësisë. Së fundmi dy persona të tillë i ka arrestuar Policia e Kosovës në Suharekë. Arrestimi i personave të kërkuar, meshkuj kosovar raportohet se është kryer më 20 shtator rreth orës 11:45 në Suharekë, arrestime […]

Suharekë, arrestohen dy persona të kërkuar – dërgohen në mbajtje në burgun e Dubravës Foto: Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur personi kryen një vepër penale dhe tenton të arratiset që mos të del para drejtësisë.

Së fundmi dy persona të tillë i ka arrestuar Policia e Kosovës në Suharekë.

Arrestimi i personave të kërkuar, meshkuj kosovar raportohet se është kryer më 20 shtator rreth orës 11:45 në Suharekë, arrestime këto në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.

Të arrestuarit meshkuj kosovarë pas arrestimit janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

  • Suharekë (DM:854-890) 20.09.2022 – 11:45. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull  kosovar dhe është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.
  • Suharekë (DM:854-890) 20.09.2022 – 11:45. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull  kosovar dhe është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.