Suharekë, 14 raste të dhunës në familje u raportuan brenda tre muajve në polici

11.04.2022

Si në Komunën e Suharekës edhe në komunat e tjera të Kosovës ende mbetet shqetësuese numri i rasteve të dhunës në familje. Qasja e Policisë ndaj këtyre rasteve ka bërë që ato të raportohen më shpesh. SuharekaOnline ka mbledhur statistikat për periudhën janar – mars 2022 të rasteve të dhunës në familje, kjo në bazë […]

Suharekë, 14 raste të dhunës në familje u raportuan brenda tre muajve në polici Foto: Ilustrim

Si në Komunën e Suharekës edhe në komunat e tjera të Kosovës ende mbetet shqetësuese numri i rasteve të dhunës në familje.

Qasja e Policisë ndaj këtyre rasteve ka bërë që ato të raportohen më shpesh.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat për periudhën janar – mars 2022 të rasteve të dhunës në familje, kjo në bazë të takimeve të sigurisë lokale, ku komandanti i stacionit policor të Suharekës, kapiten Afrim Sylaj raporton çdo dy javë për rastet që kanë ndodhur në komunën tonë.

Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se që nga muaji janar e deri në muajin mars në Komunën e Suharekës kanë ndodhur 14 raste të dhunës në familje.

Numri më i madh i këtyre rasteve është raportuar në muajin mars, ku brenda këtij muaji në stacionin policor në Suharekë janë raportuar hiç më pak se 7 raste të dhunës në familje.

Kështu në muajin janar u raportuan 5 raste të dhunës në familje, në shkurt 2 raste të tilla dhe në muajin mars 7 raste.

MuajiNr. i rasteve të dhunës në familje
në Suharekë
Dy javët e para të muajitDy javët e fundit të muajit
Janar 2022532
Shkurt 2022202
Mars 2022761
TOTAL1495