Suharekasit i humb kuleta me para në Prizren, një qytetar e gjen dhe e dorëzon në Polici

12.08.2022

Me datë 11.08.2022, rreth orës 16:00, qytetari A.S (36) nga Prizreni, ka raportuar në Stacionin Policor në Prizren se ka gjetur një kulet me një shumë të parave (rreth 140 euro). Në kulet përveç parave kishte edhe një letërnjoftim të një qytetari nga Suhareka. Në bazë të dokumentit të gjetur në kuletë është identifikuar dhe […]

Suharekasit i humb kuleta me para në Prizren, një qytetar e gjen dhe e dorëzon në Polici Foto: Ilustrim

Me datë 11.08.2022, rreth orës 16:00, qytetari A.S (36) nga Prizreni, ka raportuar në Stacionin Policor në Prizren se ka gjetur një kulet me një shumë të parave (rreth 140 euro).

Në kulet përveç parave kishte edhe një letërnjoftim të një qytetari nga Suhareka.

Në bazë të dokumentit të gjetur në kuletë është identifikuar dhe është kontaktuar pronari i kuletës, ai ka shkuar në stacionin policor e ka marrë kuletën me para dhe ka deklaruar se asgjë nuk i mungon.

Ky nuk është rast i vetëm kur qytetarët i kthejnë gjërat e gjetura.