Shtyhet gjykimi ndaj suharekasit për mashtrim me vizë zvicerane, Policia nuk e zbatoi urdhëresën e gjykatës

08.02.2022

Gjykatësi Mizahir Shabani deklaroi se ndaj të akuzuarit S.G është lëshuar urdhër arrest, mirëpo e njëjta nuk është zbatuar nga ana e Policisë së Kosovës, dhe se këta të fundit nuk e kanë njoftuar gjykatën për arsyet e moszbatimit. Në këto rrethana, gjykatësi Shabani e ka shtyrë seancën në kohë të pacaktuar, ndërsa për të […]

Shtyhet gjykimi ndaj suharekasit për mashtrim me vizë zvicerane, Policia nuk e zbatoi urdhëresën e gjykatës Foto: Ilustrim

Gjykatësi Mizahir Shabani deklaroi se ndaj të akuzuarit S.G është lëshuar urdhër arrest, mirëpo e njëjta nuk është zbatuar nga ana e Policisë së Kosovës, dhe se këta të fundit nuk e kanë njoftuar gjykatën për arsyet e moszbatimit.

Në këto rrethana, gjykatësi Shabani e ka shtyrë seancën në kohë të pacaktuar, ndërsa për të akuzuari sipas tij, urdhërarresti do të mbetët në fuqi deri më 07 shkurt 2023.

Prezent në seancën e së martës ishte prokurorja Mone Syla.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Gjakovë të ngritur me 04 maj 2020, S.G nga fshati Bllacë, Komuna Suharekës, akuzohet se në ditë të pacaktuar të muajit prill të vitit 2018, në fshatin Xërxe të Komunës së Rahovecit, me qëllim të vetës apo personit tjetër t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, e sjell në lajthim të dëmtuarin H.K nga fshati Zatriq Komuna e Rahovecit, në atë mënyrë që në këmbim për rregullimin e Lejes së qëndrimit në shtetin e Zvicrës për djalin e tij, J.K.

Sipas aktakuzës ngjarja ka ndodhur në atë mënyrë që i pandehuri me të takuar të dëmtuarin fillimisht i kërkon 20 euro gjoja për dokumentacion, pastaj 80, 170-she 100 euro edhe para tjera të pranuara përmes zyrës së transferove Western Union me seli në Rahovec e që me pas nuk është lajmëruar më, me ç’rast të dëmtuarit i ka shkartuar dëm material në vlerë rreth 960 euro.

Me këtë, ai ngarkohet se ka kryer veprën penale të “Mashtrimit”, nga neni 323, pargrafi 1 të Kodit Penal, ku kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre muaj deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi