Shqetësuese, mbi 150 vrasje ndodhën në më pak se gjashtë vite në Kosovë

13.11.2021

Ndër vite, numri i rasteve të vrasjeve ka pasur ulje e ngritje, por vitet e fundit vërehet një trend i rritjes së këtyre rasteve. Policia e Kosovës, ka bërë të ditura të dhënat rreth statistikave të vrasjeve që nga viti 2016 e deri në gusht të këtij viti (2021). Bazuar në të dhënat e PK-së, […]

Shqetësuese, mbi 150 vrasje ndodhën në më pak se gjashtë vite në Kosovë Foto: Ilustrim

Ndër vite, numri i rasteve të vrasjeve ka pasur ulje e ngritje, por vitet e fundit vërehet një trend i rritjes së këtyre rasteve.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditura të dhënat rreth statistikave të vrasjeve që nga viti 2016 e deri në gusht të këtij viti (2021).

Bazuar në të dhënat e PK-së, në vitin 2016 janë regjistruar 30 raste të vrasjeve, 16 prej tyre të cilësuara si “Vrasje e Rëndë”.

Në vitin 2017 u regjistruan 24 vrasje, ndërsa si Vrasje e Rëndë u cilësuan 12 prej tyre.

Viti me më së shumti raste të vrasjes të regjistruara është viti 2018, gjithsej 34 vrasje u regjistruan këtë vit, 12 prej tyre ishin vrasje të rënda, raporton lajmi.net.

20 vrasje janë kryer gjatë 2019, 12 nga ato vrasje të rënda.

Rritje të numrit të vrasjeve pati në vitin 2020, vit ky pandemik. Gjithsej 27 vrasje u kryen gjatë këtij viti, ku 15 prej tyre u cilësuan si “Vrasje e Rëndë”.

Ndërkohë, nga janari e deri në gusht të vitit 2021, janë regjistruar 19 vrasje, 12 prej tyre të cilësuara si vrasje e rëndë.